Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Japonezët po ndërtojnë një robot prej tre milionë dollarësh

Japonezët po ndërtojnë një robot prej tre milionë dollarësh

Start-up Tsubame Industries nga Tokio po zhvillon një robot që do të kushtojë tre milionë dollarë (2.85 milionë euro).

Ky robot do të jetë katër metra e gjysmë i gjatë dhe duket si një personazh nga seriali i animuar i njohur japonez, Gundam.

I quajtur Archax sipas dinozaurit fluturues, Archeopteryx, ai ka monitorë të kabinës që marrin imazhe nga kamerat e jashtme, kështu që piloti mund ta kontrollojë përmes një leve nga brenda.

Roboti peshon 3.5 ton dhe ndërsa ka shpejtësi maksimale dhjetë kilometra në orë.

CEO i Tsubame, Ryo Yoshida tha se donte të krijonte diçka që thoshte “kjo është Japonia” dhe se ai shpreson të ndërtojë dhe shesë pesë robotë për fansat dhe se roboti një ditë mund të përdoret për ndihmë në fatkeqësi ose në industrinë hapësinore.

Në moshë të re, Yoshida u interesua për robotikë – ai mësoi të saldonte në punëtorinë e gjyshit dhe më pas themeloi një kompani që prodhon proteza elektronike të duarve.

/TV Arbëria

Powered by WordPress