Shtetet e Bashkuara rrëzuan të enjten një dron të armatosur turk që po vepronte pranë trupave të saj në Siri.
Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja ka thënë një zyrtar amerikan, në atë që po vlerësohet hera e parë që Uashingtoni tha se rrëzoi një fluturake të aleatit të NATO-s, Turqisë.
Por një zyrtar i ministrisë turke të mbrojtjes theksoi se droni i rrëzuar nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja nuk i përkiste forcave të armatosura turke, por nuk tha se i kujt ishte.
Dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se një F-16 rrëzoi dronin turk pasi Shtetet e Bashkuara i thirrën disa herë zyrtarët ushtarakë turq për t’i paralajmëruar ata se po vepronin pranë forcave tokësore të SHBA-së.
Ndërkohë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe një burim lokal i sigurisë kanë thënë se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja kishte rrëzuar një dron turk pranë një baze në Sirinë verilindore.
Mbështetja e SHBA-së për forcat kurde në Sirinë veriore ka shkaktuar prej kohësh tensione me aleaten e NATO-s, Turqinë, e cila i sheh ata si një krah të PKK.
Ky grup mori përgjegjësinë për sulmin e së dielës në Ankara pranë ndërtesave qeveritare.
NEW: A U.S. jet fighter shot down a Turkish drone in Syria after it was deemed a threat to U.S. forces in northeast Syria, a person familiar with the episode told WSJ
• A US official said they were aware that it was a Turkish drone https://t.co/FNnRxCuCr3
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) October 5, 2023
/TV Arbëria