Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Granada të Spanjës ku po merr pjesë në samitin e liderëve të vendeve evropiane.
Osmani paraprakisht ka takuar edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Presidentja Osmani ka informuar kancelarin gjerman dhe kryeministrin grek për situatën aktuale në Kosovë, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator.
Osmani para fillimit të samiti, ka deklaruar se nuk ka arsye për takim me Vuçiqin para sanksioneve.
“Nuk ka arsye për takim para sanksioneve, sanksione së pari pastaj mund të dialogojmë”, tha Osmani.
/TV Arbëria