Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Opozita pro përfshirjes së Konventës së OKB-së në Kushtetutë

Opozita pro përfshirjes së Konventës së OKB-së në Kushtetutë

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës e kanë përkrahur përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Kosovës.

Në seancën e së enjtes, teksa është shqyrtuar Propozim-amendamentin Kushtetues nr.27, opozita ka kërkuar që përveç këtij ndryshimi në Kushtetutë, personat me aftësi të kufizuara të përkrahen edhe në forma tjera.

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se e përkrahin këtë iniciativë, e se ky amendament nuk duhet të jetë i vetmi.

“E mbështesim dhe e përkrahim. Konsiderojmë se një amendament i tillë është i nevojshëm dhe nuk duhet të jetë i vetmi mirëpo duhet të kemi veprim më konkret në mbështetje financiare për këto kategori”, ka thënë ai.

Propozim-amendamentin Kushtetues nr.27, e ka përkrahur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputeti i kësaj partie, Driton Selmanaj, ka kërkuar që të bëhet më shumë për ketë kategori.

“GP i LDK e vlerëson këtë amendament dhe e vlerësojmë mendimin e Kushtetutës që nuk pakëson liritë dhe të drejtat e njeriut. E themi me bindje se kjo nuk duhet të ndalet me kaq por duhet veprime konkrete”, tha Selmanaj.

Përkrahje, këtij propozimi, për përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutë, i ka dhënë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

/TV Arbëria

Powered by WordPress