Sulmuesi i Feyenoord, Santiago Gimenez pranon se e sheh të ardhmen e tij në Spanjë.
Meksikani u paraqit në humbjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit.
Para ndeshjes, Gimenez u pyet nëse do të luante në La Liga në të ardhmen dhe pranoi ambiciet për t’iu bashkuar një klubi të caktuar.
“Do të isha shumë i lumtur të luaja për Los Blancos”, deklaroi ai, duke iu referuar Real Madridit.
“Është një klub shumë i madh, do të ishte fantastik”.
Kujtojmë se Atletico ka mposhtur mbrëmë Feyenoord me rezultat 3-2.
/TV Arbëria