Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Andi Zeqiri ka folur në një konferencë për media para ndeshjes Cukaricki – Genk, në kuadër të Ligës së Konferencës.
Zeqiri në konferencë për media, çuditërisht tregoi se di të flas edhe disa fjalë në gjuhën serbe, teksa u pyet atje për origjinën e tij.
“Familja ime jeton shumë afër Serbisë. Madje unë flas pak serbisht” – ka thënë Zeqiri.
“E dimë përbërjen e Cukarickit dhe e dimë se çfarë mund të bëjnë. Do të japim gjithçka për të arritur një rezultat pozitiv. Unë besoj te shokët e mi dhe besoj se nesër mund të tregojmë se çfarë vlejmë. Të luash në Evropë ka qenë gjithmonë një ëndërr. Shpresoj që të arrijmë sa më shumë fitore dhe të shkojmë sa më larg. Megjithatë, ne përgatitemi nga ndeshja në ndeshje dhe jemi të fokusuar në çdo ndeshje” – shtoi ai rreth ndeshjes.
Kujtojmë se Andi Zeqiri përfaqëson reprezentacionin e Zvicrës, ndonëse ishte ftuar nga Kosova.
Ndeshja Cukaricki – Genk zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00.
/TV Arbëria