Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok

  Ushtarët nga Letonia të dislokuar me misionin e NATO-s,...

Dimal Basha e zbulon agjendën, Kurti shkon në SHBA në dy tubime të Vetëvendosjes

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka bërë të ditur...

Arrestohen dy persona për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtimin e plombave zyrtare

Dogana e Kosovës ka njoftuar se pas një hetimi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dyshohet për tentim vrasjen në “Large Bar” – kjo është e kaluara kriminale e të plagosurit në Vranjevc

Extra AL PVC

Të martën mbrëmë pas të shtënave me armë zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë mbetën të plagosur dy persona. Njëri nga të plagosurit është Leutrim Krasniqi. Sipas informacioneve të deritanishme, një veturë në lëvizje ka gjuajtur disa herë në drejtim të Krasniqit dhe viktimës tjetër dhe më pas kanë arritur të ikin.

Ndaj Leutrim Krasniqit është lëshuar urdhër për ndalim policor, pasi i njëjti e ka përdorur armën dhe ka shtënë me të në drejtim të të dyshuarve të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 gëzhoja, që janë sekuestruar bashkë më armën e të dyshuarit Krasniqi.

Por, kjo nuk është hera e parë që Krasniqi ka probleme me drejtësinë. Emri i tij është i njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale, të pasur me plot vepra penale.

Kush është Leutrim Krasniqi?

Leutrim Krasniqi është një 27-vjeçar, i cili edhe më parë ka qenë i arrestuar e ndaluar, si pasojë e veprave në të cilat është përfshirë, e madje ka qëndruar edhe në burg për një kohë.

Ndër rastet e fundit është incidenti që ndodhi në kafeterinë “Large Bar” në Prishtinë, në qershor të këtij viti, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga Krasniqi kishte mbetur i plagosur 33-vjeçari, Meriton Pajaziti.

Krasniqi kishte qëndruar në arrati për dy muaj me radhë dhe më pas në muajin gusht është dorëzuar në Polici. I njëjti ka qenë në kërkim, por njësitë policorë nuk kanë arritur ta arrestojnë derisa ai vendosi të paraqitet vetë.

Raportohet se i riu dyshohet edhe për raste të tjera, të kësaj natyre, është hetuar për veprat penale “Lëndim i rëndë trupore”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

/TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok

  Ushtarët nga Letonia të dislokuar me misionin e NATO-s,...

Dimal Basha e zbulon agjendën, Kurti shkon në SHBA në dy tubime të Vetëvendosjes

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka bërë të ditur...

Arrestohen dy persona për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtimin e plombave zyrtare

Dogana e Kosovës ka njoftuar se pas një hetimi...

Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist në Banjskë

Seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e sulmit...

Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok

  Ushtarët nga Letonia të dislokuar me misionin e NATO-s, KFOR, kanë kryer një patrullë në Zubin Potok, ka bërë të ditur KFOR në një...

Dimal Basha e zbulon agjendën, Kurti shkon në SHBA në dy tubime të Vetëvendosjes

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha, ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti dhe zv.kryeministrja Donika Gërvalla do të jenë bashkë në SHBA më...

Arrestohen dy persona për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtimin e plombave zyrtare

Dogana e Kosovës ka njoftuar se pas një hetimi preliminar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar për...