Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Lumbardh Dellova është ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit

Lumbardh Dellova është ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit

Sot në konferencë për shtyp para ndeshjes Ballkani – Dinamo Zagreb në konferencë për media ishte trajneri Ilir Daja, i cili konfirmoi se një lojtar i skuadrës që ai drejton është ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit.

Në shtator ishte ftuar Meriton Korenica i cili pastaj kompletoi transferimin te Manisa në Turqi.

“Në dijeninë time është edhe një tjetër që është ftuar në përfaqësuesen e Kosovës. Na vjen mirë që lojtarë të tjerë tanët ftohen edhe në përfaqësuese të tjera. Kuç është shtetas i Malit të Zi edhe është ftuar nga përfaqësuesja atje”.

“Është ftuar edhe një tjetër lojtar, por unë nuk do ta bëj publik emrin derisa klubi ta njoftojë atë. Shpresojmë që të dërgojë sa më shumë lojtarë në përfaqësuesen e Kosovës, por edhe në të tjera përfaqësuese”.

“Nuk është presion për trajnerin e Kosovës, por për lojtarët që të ngrenë nivelin dhe të jenë gati të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare” , ka thënë Daja.

Tekniku shqiptar pra nuk e zbuloi emrin e lojtarit, por mësohet nga disa burime pranë klubit së bëhet fjalë për mbrojtësin Lumbardh Dellova.

Mbrojtësi që ka tri paraqitje me Kosovë, por asnjë në ndeshje zyrtare, nuk ishte ftuar për ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës dhe Rumanisë, gjë që ishte bërë bujë në media.

Dellova kishte debutuar me Kosovën ndaj Burkina Fasos në miqësore ku luajti 19 minuta në fitoren 5-0 në mars të 2022.

Ai ishte i ftuar për ndeshjet ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros, por nuk luajti fare në ndeshjet e shtatorit të vitit të shkuar.

Por dy muaj më pas ai luajti nga 90 minuta ndeshjet miqësore me Armeninë (2-2) dhe Ishujt Faroe (1-1).

/TV Arbëria

Powered by WordPress