Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dështon për herë të dytë të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore

Dështon për herë të dytë të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore

Komisioni Hetimor për rezervatet shtetërore ka dështuar të konstituohet edhe pas tentimit të dytë gjatë së mërkurës.

Kjo pasi në mbledhjen e thirrur për në orën 10:00 nuk ishin prezentë asnjë nga deputetët e VV-së, për çka u pamundësuar edhe koriumi për votim. Ndonëse mbledhja u thirr për në orën 15:00, deputetët e kësaj parie sërish nuk morën pjesë.

Zëvendëskryesuesja e Komisionit, Valentina Bunjaku, tha se mungesa e deputetëve të VV-së është e turpshme. Ajo madje përmendin një parullë të kësaj partie “hajnat në burg”, për çka tha se kjo parti po i trembet të vërtetës.

“Me së duket që pozita po trembet prej të vërtetës, kjo është e turpshme. Tani nuk po vijën me u zbardhur e vërteta. Mbledhja të thirret të hënën në ora 11:00”.

“Nëse nuk vijën edhe të hënën se thjeshtë nuk po duan të vijën dhe po i tremben të vërtetës. Hajnat në burg kanë thirrur edhe tash duhet të vijnë t’i qojmë hajnat në burg. Ose të martën ora 11:00 të jenë tri ditë pune pra”.

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili, tha se nëse ata nuk vijnë tri herë radhazi në Komision duhet që të zëvendësohen, raporton EO.

“Nëse nuk vijnë duhet ta kërkojmë zëvendësimin e anëtarëve. Nëse nuk marrin pjesë pas të martës në do të bëjmë kërkesë qa ata të zëvendësohen në Komision”.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, tha se asnjëri nga deputetët nuk është deklaruar se nuk do të marrin pjesë.

“Asnjëri nga ata nuk janë deklarua se nuk do të marrin pjesë, është e papërgjegjshme. Meqë ata po këmbëngulin mos me ardh ne duhet ta përfillim Rregullore”.

Kryesuesi i Komisionit Rashit Qalaj, tha se deputetët e VV-së po mungojnë me qëllim dhe se nuk kanë arsyeje të bazuar për mungesë.

Për shkak  mungesë së qëllimshme, ta konsistojë Komisionin dhe ka për qëllim hetimin e dyshimeve për keq përdorimin e rezervave.

Ky Komision do të hetojë procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Iniciuesi i këtij komisioni, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, gjatë seancës së fundit ka thënë se duhet të zbardhen të gjitha dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore nga ana e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

Në skandalin me furnizimin me rezerva shtetërore dyshohet se janë të përfshirë ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, pronari i “Buke e Zemër”, Ridvan Muharremi dhe disa zyrtarë të tjerë.

Në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me rezerva shtetërore, policia pati arrestuar Ridvan Muharremin dhe dy zyrtarë të tjerë.

/TV Arbëria