Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Maliqi: Inteligjenca e NATO-s dinte çdo gjë për grupin terrorist

Maliqi: Inteligjenca e NATO-s dinte çdo gjë për grupin terrorist

Analisti politik, Agon Maliqi, beson se inteligjenca e NATO-s ka qenë në dijeni të organizimit të grupit terrorist i cili u fut ilegalisht në Kosovë sulmoi Policinë e Kosovë dhe e la të vrarë një pjesëtar të saj.

Sipas tij Aleanca Veri – Atlantike e ka përcjellur në çdo hap organizimin e këtij grupi terrorist dhe me gjasë ka lejuar hyrjen e tyre në Kosovë.

“Si ato operacionet kundër drogës që e ndjekin ‘mallin’ për me pa se ku po shkon dhe kush po përfshihet”.

Kësisoj Maliqi thekson se në fund inteligjenca e NATO-s kanë njoftuar Policinë e Kosovës për lëvizjet në fjalë të grupit terroristë, e cila më pastaj ka parandaluar çfarëdo suksesi për të krijuar realitet të ri në terren dhe me pasoja katastrofike për Kosovën.

“Ndërsa KFOR-i amerikan e ka menaxhuar gjithë situatën drejtpërdrejt me policinë. Ndërkohë që e gjithë Kosova nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte, deklarata e qartë e Hovenier në orët e para të mëngjesit se kjo ishte përpjekje për destabilizim rajonal të lë të kuptosh se dikush këtë situatë e kishte nën mbikëqyrje të plotë”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress