Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Tahiri: Marrëveshjet ndërkombëtare i votojmë atëherë kur e caktoni datën e zgjedhjeve

Tahiri: Marrëveshjet ndërkombëtare i votojmë atëherë kur e caktoni datën e zgjedhjeve

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare derisa të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Në seancën e Kuvendit të mërkurën, ai ka deklaruar se legjislatura aktuale është jofunksionale.

“Grupi Parlamentar i PDK-së sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare e ka qëndrimin e qartë për të gjitha projektligjet që vijnë këtu në Kuvend. Ne nuk votojmë dhe krejt çka kërkojmë e angazhohemi është që kjo legjislaturë të marrë fund sa më shpejt dhe të caktojmë datën e zgjedhjeve”, është shprehur Tahiri.

Ai tutje ka ftuar deputetët që të diskutojnë për datën e zgjedhjeve pasi siç ka thënë, paraja publike po shpenzohet kot.

“Ne ju ftojmë që të ulemi dhe të diskutojmë për datën e zgjedhjeve dhe në momentin që të dakordohemi kur ta çojmë vendin në zgjedhje, ta shpërbëjmë këtë legjislaturë jofunksionale, jemi dakord që brenda asaj dite do t’i kalojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Pra, atë ditë që ne dakordohemi që të shpërbëhet ky Parlament, të njëjtën ditë do t’i kalojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Por, jo me këtë jonfunksionalitet që është duke vazhduar që një kohë të gjatë nuk ia vlen me shpenzimin e parasë publike”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress