Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Schneeberger: Asociacioni është i rrezikshëm

Schneeberger: Asociacioni është i rrezikshëm

Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka thënë se BE e ka nënvlerësuar politikën e Vuqiqit prej një autokrati.

Duke komentuar sulmin terrorist në Banjskë, ajo thotë se Vuqiqi luan me frikën njëjtë siç bën Putini.

Schneeberger ka thënë se autokrati Vuçiq deri sot është shpërblyer për veprimet e tij dhe ky është faji i ndërmjetësuesve. Sipas saj tani është koha që BE të reagojë.

“Ky ka qenë sulm mbi sovranitetin e shtetit. Veriu është pjesë e Kosovës. Ky sulm ka pasur për qëllim të krijojë frikë, Vuçiqi luan me frikën ashtu  siç bënë edhe Putini. Nuk i dimë të gjithë detajet, por kjo ishte një lojë me zjarr dhe rrezik për eskalim. Besoj që Vuçiqi ka qenë i vetëdijshëm se mund të fillojë një luftë, edhe duke e ditur që ky ishte një provokim i keq nga ana e tij”, ka theksuar në RTK zyrtarja e BE-së.

Schneeberger po e vlerëson krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si të rrezikshëm për Kosovën.

Madje, ajo ka thënë se tanimë nuk ka të ardhme për këtë Asociacion dhe se vet serbët e veriut nuk janë të interesuar për krijimin e tij.

“Mendoj se Asociacioni është i rrezikshëm. Është mjet i Vuçiqit për të kontrolluar serbët në veri të vendit. Dhe sipas informatave që posedojmë nuk ka të ardhme për këtë Asociacion. Përparësi do të ishte anëtarësimi i të gjitha këtyre komunave në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Serbët në veri me të cilët kam biseduar, nuk janë të interesuar për Asociacionin, ata duan punë, shërbime shëndetësore, edukim dhe të mos jetojnë nën presionin e Serbisë. Përshtypja ime është se popullata lokale nuk ka interes më që të angazhohet për një Asociacion të komunave serbe”, ka theksuar Schneeberger.

/TV Arbëria

Powered by WordPress