spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rama: Shifra e turistëve nuk korrespondon me të ardhurat që deklarojnë hotelet

Extra AL PVC

Gjatë muajit shator Shqipërinë e kanë vizituar mbi 1 milionë turistë, ndërsa synohet që deri në fund të vitit shifra të arrijë 10 milionë.

Gjatë takimit me sipërmarrjen për rishikimin tërësor të procedurave administrative të biznesit, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te hotelet.

Kreu i qeverisë deklaroi se shifra e turistëve nuk korrespondon me të ardhurat që deklarojnë hotelet. Ai deklaroi se vitin e ardhshëm do të ketë referencë.

“Tjetër janë çmimet që deklarohen, tjetër janë çmimet që paguhen. Unë personalisht kam pasur dy raste këtë verë, dy miq që më kanë kërkuar ndihmë pasi nuk gjeni dhomë të lirë në gjithë bregdetin, ndërkohë hotelet deklarojnë 60-70% të okupuar.

Edhe hotelet duhet të përgatiten që vitin e ardhshëm do ketë referencë. Të gjitha do kenë një çmim reference. Ne kemi 1.1 milionë turistë në Shtator, shifra zyrtare, nëse dhjetori do jetë në këtë trend ne mund të kapim 10 milionë turistë këtë vit. Po, me siguri do kalojmë 9 milionë, varet nga dhjetori.

Si ta shpjegojmë ne, përtej Airbnb, e cila është një hapësirë e pakontrolluar, për të cilën duhet të krijojmë një marrëveshje me qeverinë, pasi nuk i tregon të dhënat.

Si ta shpjegojmë ne që kur shohim shifrat e turistëve dhe shohim të ardhurat nga hotelet nuk korrespondojnë.

Si për shitjen e apartamenteve, si për dhomat nëpër hotele nuk shohim asnjë rrugë tjetër, përveçse t’ju themi se bazuar tek tregu, te sondazhet e Drejtorisë së Tatimeve që “jo, ne nuk e pranojmë që t’ju marrim juve, TVSH 6 për qind për këtë shifër që na jepni ju, por do ju marrim shifrën 6 për qind për shifrën që na thotë tregu” dhe ju do na e jepni, se nuk e marrim ta çojmë në shtëpi, por për të vazhduar të investojmë dhe për të përmirësuar shumë hallka që turizmi ka nevojë t’i përmirësojë shteti”, deklaroi kryeministri.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, Haradinaj e ndërlidh me mafinë energjetike: Po i ngushtohet rrethi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Aktakuzë ndaj shtatë personave, ngarkohen për kontrabandim me migrantë, ua merrnin deri në 600 euro secilit

Shtatë persona do të përballem me akuzat për kontrabandim...

Nagavci: Prioritet i yni është ngritja e cilësisë në arsim, për këtë kemi rritur edhe buxhetin

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci,...

Edicioni i Shtatë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW2024), shumë aktivitete dhe rekomandime për një të ardhme më të gjelbër

Me shumë orë diskutime, të ftuar nga Kosova, rajoni dhe Evropa dhe aktivitete të ndryshme në Prishtinë e Prizren është shënuar edicioni i shtatë...

Intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, Haradinaj e ndërlidh me mafinë energjetike: Po i ngushtohet rrethi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se po intervistohet Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali. Ai...

Aktakuzë ndaj shtatë personave, ngarkohen për kontrabandim me migrantë, ua merrnin deri në 600 euro secilit

Shtatë persona do të përballem me akuzat për kontrabandim me migrantë, armëmbajtje pa leje e shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Kjo është bërë e ditur...