Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A po zbehet përkrahja ndërkombëtare për Ukrainën?

Extra AL PVC

A po zbehet përkrahja ndërkombëtarë për Ukrainën?

Shkruan; Afrim Kasolli

Qëkur ka filluar lufta në Ukrainë shtetet aleate perëndimore ishin zotuar për të ruajtur me çdo kusht unitetin Trans-Atlantik në mbështetje të rezistencës mbrojtëse për këtë shtet, kundër agresionit brutal të Rusisë. Mirëpo, kohën e fundit janë ngritur dilema se edhe sa mund të vazhdojë kjo përkrahje e fuqishme diplomatike, ekonomike dhe ushtarake për Kiev-in, kryesisht për shkak të politikave elektorale që janë duke marrë hov në këto shtete. Çfarë dëshmon se që të ketë sukses lufta kundër Rusisë, Ukrainës do të duhet të angazhohet në disa fronte; ta dëshmojë vetën si në teren ashtu edhe ta mirëmbajë këtë mbështetje ndërkombëtare. SHBA-të kanë qenë deri tani mbështetësit kryesor për Ukrainën, duke i ndarë këtij shteti 110 miliardë dollarë ndihma si në aspektin ekonomik ashtu edhe ushtarak. Po ashtu, Kongresi pas një beteje të brendshme politike u pajtua edhe për ndarjen e 6 miliardë dollarëve. Mirëpo, disa kongresistë republikanë mendojnë se kjo përkrahje duhet të zbehet. Kurse të tjerë mbrojnë tezën se ajo duhet të vazhdojë me kusht që të shoqërohet në shpenzime më të mëdha për sigurinë e brendshme të Amerikës, kryesisht sa i përket sigurisë kufitare. Polarizime të tilla politike dhe elektorale kanë filluar të manifestohen edhe në anën tjetër të Atlantikut. Në Sllovaki, partia populiste Smer e Robert Fico i ka fituar zgjedhjet me 29.9%, edhe pse do t’i duhet të bëjë koalicion për ta formuar qeverinë. R. Fico është dëshmuar si përkrahës i presidentit rus Vladimir Putin. Një nga premtimet e tij të njohura elektorale ka qenë se do t’i japë fund mbështetjes për Ukrainën. Kështu, ky shtet së bashku me Hungarinë në të ardhmen mund të bëhen pengesë për mbështetje kolektive nga BE-ja dhe NATO, në përkrahje të Ukrainës. Shqetësim tjetër mbetet suksesi i jashtëzakonshëm elektoral i partisë tjetër djathtiste Alternativa për Gjermaninë (AfD). Kjo parti sipas hulumtimeve të fundit të opinionit publik tashmë është partia e dytë në këtë shtet. Eksponentët e saj mbrojnë qëndrimin se sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë më shumë e kanë dëmtuar ekonominë gjermane sesa atë ruse. Ndërkohë, çarje serioze diplomatike dhe politike janë vërejtur edhe sa i përket raporteve ndërmjet Polonisë dhe Ukrainës. Sipas mediumit britanik BBC, tashmë këto dallime kanë filluar të godasin mbështetjen e dikurshme për shtetin e Ukrainës. Madje ky u fakt u vërejt edhe në zhvillimet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku Ukraina nuk ishte në mënyrë automatike si agjenda kryesore e këtij forumi ndërkombëtar. Madje, edhe presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelensky nuk gëzonte atë vëmendje si dikur. Shumë analistë të mediave ndërkombëtare kanë pohuar, se ky është edhe njëri nga qëllimet strategjike të presidentit rus, t’i zgjasë sa më shumë luftimet në teren, deri sa të humbet mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën. Në këtë kontekst, një nga testet kryesore për këtë mbështetje do të jetë vitin e ardhshëm, kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA si dhe ato për Parlamentin Evropian. Sa do të jete Perëndimi i gatshëm ta ruajë këtë unitet, nën presionin e këtyre tensioneve elektorale?

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...