Të dielën dyshohet se është kryer një vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me këtë rast policia konfirmon arrestimin e një 33-vjeçare me inicialet N.K.
Arrestimin e saj e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”, tha Ahmeti.
E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
/TV Arbëria