Një top i madh “i zjarrtë” është parë në Oxfordshire të Britanisë së Madhe, pas raportimeve për “shpërthime” në këtë zonë.
Misteri i “shpërthimit” u raportua disa orë më parë, ku qytetarët e atjeshëm shpërndarën fotografi dhe video nëpër rrjetet sociale.
Një dëshmitar i tha Oxford Mail se “kanë parë një pulsim të çuditshëm në qiell në veriperëndim të Oxfordit”.
“Mendoj se është një zjarr i shkaktuar nga rrufeja apo stuhia që kaloi këndej”, tha një dëshmitar.
E një person tjetër ka shkruar në rrjetet sociale se “secili njeri ka patur rastin ta shoh atë top të zjarrtë si dhe të dëgjojë shpërthimin e fuqishëm”.
Explosion North-West of Oxford. pic.twitter.com/d7ypIdvs2m
— Knocker (@Knocker) October 2, 2023
/TV Arbëria