Chelsea është duke avancuar me rezultat 2-0 ndaj Fulhamit në udhëtim, ndeshje kjo e vlefshme për javën e shtatë në Ligën Premier.
Golin e dytë në këtë takim e shënoi Armando Broja në minutën e 19-të të ndeshjes, një minutë pasi Chelsea paraprakisht kishte shënuar përmes Mykhaylo Mudryk.
Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi një asistim nga prurja e re në klub, Cole Palmer, për të mposhtur ish-portierin e Arsenalit, Bernd Leno.
Ky ishte goli i parë për Brojën në këtë edicion të ri të garave në Ligën Premier.
/TV Arbëria