Parlamenti Evropian pritet të miratojë një rezolutë për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, në seancën e dytë plenare të tetorit.
Kjo është bërë e ditur nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula.
Ai ka thënë se e dënojnë agresionin e fundit të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës.
“Me kërkesën tonë (Socialdemokratëve), PE do të miratojë një rezolutë për Kosovën dhe Serbinë në plenaren e dytë të tetorit. Ne dënojmë agresionin e fundit të një bande të armatosur terroriste kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ai.
At our request, the EP will adopt a resolution on Kosovo and Serbia at Oct II plenary.
We condemn recent aggression by an armed terrorist gang against Kosovo Police officers.
All facts about the attack need to be established.
The responsible perpetrators must face justice. pic.twitter.com/cVv4AxI3os
— S&D Group (@TheProgressives) October 2, 2023
/TV Arbëria