Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreshteri Anton Cena ka fituar tri medalje në Spanjë në disiplina të ndryshme në sporte luftarake.
Cena ka marrë për të katërtën herë titullin e kampionit evropian, derisa fitoi dy medalje të arta dhe një të argjendtë.
Ditën e mërkurë, Rreshteri do të garojë në disiplinën e notit në 200 metra.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës (pa ndërhyrje):
Rreshteri i Policisë së Kosovës, kampioni Anton CENA, i sjellë Republikës sonë tri medalje nga Spanja
Në Torrevieja të Spanjës sot kanë përfunduar garat në disiplinat e sporteve luftarake në lojërat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës.
Rreshteri policor nga Policia e Republikës së Kosovës Anton CENA në fund të garës për të katërtën herë ka marr titullin Kampion Evropian.
Rreshteri CENA pos disciplinës në xhudo arriti që të bëhet i pari edhe në Brazilien Ju-Jitsu (BJJ) me judogi (rroba të xhudos) dhe një disiplinë tjetër.
Pra, Kampioni i katërfishtë yni, Anton CENA, Republikës së Kosovës dhe Policisë së saj ia solli tri (3) medalje; dy të arta dhe një të argjendtë.
Pasnesër, Rreshteri CENA pritet të garoj në disiplinën e notit 2000 m, në ujë të hapur dhe Policia e Kosovës i uron kampionit sukseset e radhës.
/TV Arbëria