Tre të vrarë dhe 17 të plagosur në sulmin izraelit në Bejrut të Libanit

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të...

Takimi vjetor i Kombeve të Bashkuara, në fokus luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë

Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në...

Javën e ardhshme nis gjykimi kundër të akuzuarve për sulmin terrorist në Bansjkë

Më 25 shtator të këtij viti do të nis...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në Gjakovë mbahet aktivitet për ndërgjegjësimin e grave për kancerin e gjirit

Extra AL PVC

Më 1 tetor në Gjakovë është mbajtur aktiviteti “Race for the cure”, në kuadër të muajit tetor  të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Ky aktivitet u organizua nga qytetarja Valbona Kastrati, e cila edhe ka mposhtur sëmundjen e kancerit të gjirit.

Para pjesëmarrësve, ajo deklaroi se mbështetja e familjes e ka bërë edhe me të fortë.

“Kur e kam kuptuar që jam prek nga kanceri i gjirit ka qenë një bombë për mua, mirëpo përkrahja e familjes time, të cilët kanë qëndruar pranë meje, më kanë bërë më të fortë. Momentet e mija më të vështira, kanë qenë kur unë kam shkuar ta bëjë kimioterapinë, dhe jo gjithmonë ilaçet kanë qenë në spital është dashtë t’i blejmë, edhe kur kom pa njerëz që nuk kanë mundësi t’i blejnë, dhe janë mbledhur njerëz kanë dhënë para dhe kanë blerë”, tha ajo.

Ndërsa, avokatja Shpresa Bakija tha se në tetor shpërndahen më shumë informacione për kancerin e gjirit.

“Muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit ka synim shpërndarjen e informacionit, dhe edukimin e njerëzve për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit”, deklaroi ajo.

Muaji tetor njihet si muaji për ndërgjegjësimin e qytetarëve për kancerin e gjirit dhe shtimin e vëmendjes për kontrolle të rregullta, si forma më e mirë e zbulimit të hershëm të sëmundjes.

Sipas të dhënave të mbledhura në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 547 raste të reja me kancer të gjirit (543 gra dhe 4 burra.

Ky aktivitet është mbështetur nga “Ujë Rugove”.

Ujë Rugove i është bashkuar fushatës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit duke prodhuar 1 milion shishe me etiketa speciale që do të shiten në mbarë Kosovën gjatë muajit tetor.  

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Tre të vrarë dhe 17 të plagosur në sulmin izraelit në Bejrut të Libanit

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të...

Takimi vjetor i Kombeve të Bashkuara, në fokus luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë

Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në...

Javën e ardhshme nis gjykimi kundër të akuzuarve për sulmin terrorist në Bansjkë

Më 25 shtator të këtij viti do të nis...

Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok

  Ushtarët nga Letonia të dislokuar me misionin e NATO-s,...

Tre të vrarë dhe 17 të plagosur në sulmin izraelit në Bejrut të Libanit

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit në jug të Bejrutit. Kjo është bërë e ditur nga...

Takimi vjetor i Kombeve të Bashkuara, në fokus luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë

Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diel në Nju Jork....

Javën e ardhshme nis gjykimi kundër të akuzuarve për sulmin terrorist në Bansjkë

Më 25 shtator të këtij viti do të nis gjykimi ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të...