Tre të vrarë dhe 17 të plagosur në sulmin izraelit në Bejrut të Libanit

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të...

Takimi vjetor i Kombeve të Bashkuara, në fokus luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë

Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në...

Javën e ardhshme nis gjykimi kundër të akuzuarve për sulmin terrorist në Bansjkë

Më 25 shtator të këtij viti do të nis...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Përflitet që edhe ky shtet mund ta shtojë numrin e trupave të KFOR-it në Kosovë

Extra AL PVC

Mediat në Gjermani raportojnë se trupa shtesë të Bundeswehr-it mund të vijnë në Kosovë. Aktualisht, ky shtet numëron 85 ushtarë në vendin tonë. Më parë, qeveria gjermane paralajmëroi se tensionet mund të rriten, duke pasur parasysh numrin e dukshëm të shtuar të ushtarëve serbë në kufirin me Kosovën.

Mediat gjermane duke u thirrur në AP (Associeted Press), raportojnë se automjetet ushtarake serbe u panë duke u larguar nga kufiri drejt Serbisë qendrore. “Qeveria e Serbisë mund t’i jetë përgjigjur thirrjeve për tërheqje”, thotë gazeta gjermane Zeit.

Në të njëjtën kohë gazeta rikujton se “Qeveria e Kosovës të shtunën njoftoi se po monitoron lëvizjen e ushtrisë serbe nga “tre drejtime të ndryshme” dhe se “i bëri thirrje Serbisë që të sigurojë demilitarizimin e zonës kufitare”.

Mediat raportojnë gjithashtu se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mohuar raportimet për një prani të shtuar ushtarake në kufirin me Kosovën. Ai në rrjetet sociale ka folur për “fushatën e gënjeshtrave” kundër Serbisë.

E veç disa orë pas këtyre njoftimeve, mediat gjermane raportojnë se Bundeswehr-i po vjen si përforcim në Kosovë.

Gjermania aktualisht ka 85 ushtarë në Kosovë.

Mandati, i cili u zgjat për herë të fundit nga Bundestagu në maj, parashikon që deri në 400 ushtarë të Bundesëehr-it mund të jenë në terren, njofton DW.

“Prandaj, ka ende vend për përmirësim pa ndryshuar mandatin,” i tha gjithashtu Spiegel Marie-Agnes Strack-Zimmerman, presidente e komitetit parlamentar të mbrojtjes.

Më parë, qeveria gjermane paralajmëroi se tensionet mund të rriten, duke pasur parasysh numrin e dukshëm të shtuar të ushtarëve serbë në kufirin me Kosovën. “Nuk duhet të ketë përshkallëzim të mëtejshëm” mes Serbisë dhe Kosovës, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin X (ish-Twitter) dhe theksoi se është e rëndësishme që Serbia “të zvogëlojë menjëherë numrin e njësive në kufi”.

Në të njëjtën kohë, tri partitë gjermane në pushtet, Social Demokratët (SPD), Të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP), u deklaruan në favor të forcimit të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë nën komandën e NATO-s. Kjo nënkupton vendosjen e forcave shtesë të Bundeswehr-it gjerman.

“Gjermania, në konsultim me aleatët e saj, duhet të kontrollojë urgjentisht nëse mandati i KFOR-it është përmbushur plotësisht dhe të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë,” tha politikani i të Gjelbërve Anton Hofreiter për revistën Spiegel.

Gazeta gjermane Welt transmeton një intervistë të publikuar nga gazeta romake “Repubblica” me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralin italian Michele Ristucci, i cili ndër të tjera thotë: “E vetmja zgjidhje është normalizimi i marrëdhënieve. Nuk mund të ketë Zgjidhje ushtarake, vetëm politike. Ne ushtarët mund të krijojmë vetëm kushte sigurie për dialog”.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Tre të vrarë dhe 17 të plagosur në sulmin izraelit në Bejrut të Libanit

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të...

Takimi vjetor i Kombeve të Bashkuara, në fokus luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë

Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në...

Javën e ardhshme nis gjykimi kundër të akuzuarve për sulmin terrorist në Bansjkë

Më 25 shtator të këtij viti do të nis...

Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok

  Ushtarët nga Letonia të dislokuar me misionin e NATO-s,...

Tre të vrarë dhe 17 të plagosur në sulmin izraelit në Bejrut të Libanit

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit në jug të Bejrutit. Kjo është bërë e ditur nga...

Takimi vjetor i Kombeve të Bashkuara, në fokus luftërat në Gazë, Sudan dhe Ukrainë

Udhëheqës nga mbarë bota do të marrin pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diel në Nju Jork....

Javën e ardhshme nis gjykimi kundër të akuzuarve për sulmin terrorist në Bansjkë

Më 25 shtator të këtij viti do të nis gjykimi ndaj 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të...