Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Reagon ish- studentja: Ushqimi që është proklamu sot në Mensën e Studentëve është gënjeshtër

Reagon ish- studentja: Ushqimi që është proklamu sot në Mensën e Studentëve është gënjeshtër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka qenë në Mensën e Studentëve, për të parë shërbimin që iu bëhet studentëve në orare ushqimore.

Pritja që i është bërë Kryeministrit ditën e sotme, ishte në mënyrë të duhur.

Por, në ndërkohë ka reaguar njëra nga ish- studentet, e cila është ushqyer po në atë tryezë.

“Ushqimi që është proklamu sot në Mensën e Studentëve është gënjeshtër. Disa prej produkteve që janë në atë tryezë ku është shërbyer kryeministri Kurti s’kanë ekzistuar kurrë.

Pra, kjo është propagandë. Ushqimi është e vërtetë që nuk është keq për nga cilësia dhe sasia por jo siç po duket në ato fotografi.

Po flas si studente që plot 3 vite është ushqy nga aty. Shnet”, tha studentja.

/TV Arbëria