Vdes një i burgosur që po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, SHKK njofton për rastin

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur...

Disa skenarë që e presin opozitën në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare, ku secili është më i keq se tjetri

Shkruan: Afrim Kasolli Në një kohë kur partitë opozitare në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Media për Radoiçiqin: Mjeshtër i jetës dhe i vdekjes në veri të Kosovës

Extra AL PVC

Vila e Milan Radoiçiqit, e cila ditë më parë është bastisur nga policia e Kosovës, ka hapur pyetjen për ligjshmërinë e pasurisë së ish-nënkryetarit të Listës Serbe. Si fitoi kaq shumë pasuri mbrojtësi i serbëve në veri të Kosovës dhe a është luftëtar ballkanas, Pablo Escobar?

Luks i fshehur në një vilë në bregun e liqenit të Gazovdës në veri të Kosovës. Pronari i objektit madhështor është Milan Radoiçiq, pohon policia e Kosovës dhe askush nga pala serbe nuk e mohon.

“Është një shfaqje force, në një farë mënyre. Kjo flet vetëm për fuqinë time. Krijon një imazh tjetër pushteti, paprekshmëri. E shikon cfare zane ka, mos u ngaterro me te. Besoj shumë se ai ishte mjeshtër i jetës dhe vdekjes në veri të Kosovës”, ka thënë Millosh Laziq, gazetar i portalit Nova.rs.

Radoiçiq ishte edhe lider joformal i serbëve në veri të Kosovës, i angazhuar politikisht, nënkryetar i Listës Serbe. Së bashku me kumbarin e tij Zvonko Veselinoviq, që nga viti 2013 është i lidhur me shumë afera të dyshimta.

Gazetari i NIN-it, Vuk Cvijiq tha se ata u gjykuan për krim të organizuar, nuk u dënuan. ”Disa procedura ende ekzistojnë. Ata janë në listën e zezë të SHBA-së, ku shkruhet, jo vetëm për krim të organizuar dhe lëndë narkotike, por përmendet edhe vrasja e Oliver Ivanoviqit. Ai vetëm tani, me rastin e kësaj tragjedie, ka dhënë disa dëshmi, por nuk bëhet e ditur prejardhja e asaj pasurie, se si kompanitë në të cilat ai është bashkëpronar, së bashku me kumbarin e tij Veselinoviq, marrin projektet më të rëndësishme shtetërore dhe se si ato kompani kanë një qarkullim më të madh se kompanitë e Miroslav Mishkoviq-it”, shpjegon gazetari i NIN-it, Vuk Cvijiq.

Para vdekjes, vetë Oliver Ivanoviq e shënoi si njeriun që mban të gjithë pushtetin në veri të Kosovës dhe shprehu shqetësimin e tij se një njeri i tillë është shënuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, si luftëtar për mbijetesën e serbët.

“Është ajo histori klasike. Politika, biznesi, krimi janë të lidhura. Është ai trekëndësh. Ai është i lidhur me të gjithë. Të gjithë e lidhin me autoritetet serbe. E cila është e dukshme. Deri më tani ka qenë i paprekshëm dhe ato punë që i jepte shteti, janë gjithmonë fitime të mëdha, ajo paprekshmëri nga ana e drejtësisë. Por të mos harrojmë se edhe ai para disa vitesh u shfaq në publik me Bedzet Pacolin, po ashtu biznesmen, por nga pala kosovare”, shpjegon Millosh Laziq, gazetar i portalit Nova.rs.

Origjina e pasurisë së Radoiçiqit, ata besojnë se nuk do t’i interesojë askujt – as palës kosovare e as serbe.

Objekte të ngjashme kanë tërhequr vëmendjen e publikut në Serbi edhe më parë.

Kështu, Shilerova e klanit të Zemunit përmendej si një vilë në të cilën janë të praruara bravat, në të cilën veprat e artit kushtojnë shtrenjtë dhe ishte selia e Dushan Spasojeviqit.

“Ne e dimë nga vendimet gjyqësore se klani i Zemunit ishte krahu i zgjatur i Sllobodan Millosheviqit. Kjo është arsyeja pse u rrit. Nga disa gjykime dimë se ai ka shërbyer si logjistikë për vrasjet politike. Në anën tjetër, Dushan Spasojevoqi nuk ka qenë nënkryetar dhe anëtar i rëndësishëm i SPS-së dhe ky njeri është nënkryetar i Listës Serbe, pra dega e SNS-së në Kosovë”, beson Cvijiq.

Radoiçiq dorëzoi dorëheqjen nga Lista Serbe, pasi siç tha ai, kjo nuk do të dëmtonte popullin serb. E ndërsa në vilën në Shilerova janë investuar 8.5 milionë marka gjermane, ndërtesa e Radoiçiqit është ende në pritje të një vlerësimi.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vdes një i burgosur që po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, SHKK njofton për rastin

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur...

Disa skenarë që e presin opozitën në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare, ku secili është më i keq se tjetri

Shkruan: Afrim Kasolli Në një kohë kur partitë opozitare në...

Prindi 1 dhe Prindi 2, reagon Pacolli: Duhet t’u rezistojmë përpjekjeve për të zvogëluar rolin e shenjtë të familjes

Një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë në...

Drejtori i Emergjencave: Jemi përgatitur për raste të vërshimeve në kryeqytet, nevojitet shtimi i numrit të zjarrfikësve

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica...

Vdes një i burgosur që po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, SHKK njofton për rastin

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një i burgosur me inicialet J.I, i lindur në vitin 1946, raporton Express. Në njoftimin e...

Disa skenarë që e presin opozitën në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare, ku secili është më i keq se tjetri

Shkruan: Afrim Kasolli Në një kohë kur partitë opozitare në masë të madhe janë të fokusuara kryesisht mbi performancën e tyre elektorale si dhe rezultatin...

Prindi 1 dhe Prindi 2, reagon Pacolli: Duhet t’u rezistojmë përpjekjeve për të zvogëluar rolin e shenjtë të familjes

Një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë në të cilin përdoren termet “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, gjersa nuk referohej si nëna dhe...