Ka arritur në 13 numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu në një klub nate në Murcia të Spanjës.
Shërbimet e urgjencës janë ende në vendngjarje në kërkim të viktimave të tjera. “Viktimat e reja nuk mund të përjashtohen”, thanë shërbimet në faqen e tyre të internetit, raporton CNN.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.
Të lënduarit janë dy gra, 22 dhe 25 vjeç, dhe dy burra, 41 dhe 45 vjeç, të cilët u dërguan të gjithë në spital për shkak të thithjes së tymit, thuhet në uebsajtin e shërbimeve të urgjencës në Murcia.
“I shqetësuar dhe i tronditur nga lajmet që vijnë nga atje. Shërbimet e urgjencës vazhdojnë punën”, shkroi presidenti i rajonit të Murcia, Fernando Lopez Miras, në Twitter.
/TV Arbëria