Shtohen presionet ndaj Serbisë për tërheqjen e trupave nga afërsia me Kosovën. Pas SHBA, këtë kërkesë e ka theksuar edhe Gjermania.
Qeveria gjermane ka paralajmëruar nga rritja e tensioneve për shkak të pranisë në dukje të shtuar të trupave serbe në kufirin me Kosovën. Nuk duhet të ketë “përshkallëzim të mëtejshëm” mes Serbisë dhe Kosovës, njoftoi MPJ në portalin X, dikur Twitter.
Është e rëndësishme që Serbia “të reduktojë menjëherë praninë e ushtrisë në kufi”. Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt intensiv me të gjitha palët. Procesi politik duhet të vazhdojë.
Paraprakisht, qeveria amerikaneka kërkuar që Qeveria e Serbisë të tërheqë ushtrinë e saj, e cila me sa duket ishte e vendosur në kufirin me Kosovën. “Ne po shohim një prani të madhe ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby. Kjo përfshin “një dislokim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe.” Kirby e përshkroi zhvillimin si “shumë destabilizues”.