Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar ditën e shtunë në Prishtinë.

Siç njofton Policia e Kosovës njëri nga policët ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, më 30 shtator.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që fillimisht nuk ka zbatuar urdhërat policore e më pas ka sulmuar zyrtarët policor. Si pasoj gjatë vënies në kontroll dhe arrestimit te të dyshuarit, njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të rënda trupore, frakturë në njërën dorë ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/TV Arbëria