Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e Nju-Jorkut pasi stuhitë e forta sollën përmbytje të shpejta.
“Po shpall një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë qytetin e Nju-Jorkut, Long Island dhe Luginën Hudson për shkak të reshjeve ekstreme që po shohim në të gjithë rajonin”, tha Guvernatorja Kathy Hochul në platformën X
Shumë prej sistemeve të metrosë, rrugëve dhe autostradave të qytetit janë përmbytur, ndërsa të paktën një terminal në aeroportin LaGuardia u mbyll të premten përpara se të rihapet më vonë.
Deri në 20 cm shi ra në disa pjesë të qytetit, por qiejt ishin qetësuar pak nga mbrëmja.
“Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën”, tha guvernatorja.
Ndërsa nuk është raportuar për vdekje apo lëndime kritike.
Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall gjithashtu në qytetin Hoboken të New Xhersit, pikërisht përtej lumit Hudson nga qyteti i Nju-Jorkut.
Kryebashkiaku Eric Adams, paralajmëroi njerëzit se ishte koha për vigjilencë të shtuar dhe kujdes ekstrem pasi u vendos gjendja e jashtëzakonshme.
“Disa nga metrotë tona janë të përmbytura dhe është jashtëzakonisht e vështirë të lëvizësh nëpër qytet”, tha ai në një konferencë për shtyp.
/TV Arbëria