Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani: E mirëpres deklaratën e administratës së Biden

Osmani: E mirëpres deklaratën e administratës së Biden

Sot koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas kësaj.

Osmani ka thënë se SHBA-ja gjithmonë qëndrojnë në krah të Kosovës dhe popullit të saj.

“Unë e mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Biden, duke thirrur veprimet tejet destabilizuese të Serbisë kundër Kosovë“, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka thënë se mirëpret thirrjen për përgjegjësi për ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës.

/TV Arbëria