Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lokacionet e objekteve të lidhura me Radoiçiqin

Lokacionet e objekteve të lidhura me Radoiçiqin

Policia e Kosovës ka bastisur disa objekte që besohet se janë në pronësi të politikanit dhe biznesmenit serb të Kosovës, Millan Radoiçiq.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nëpërmejt një postimi në llogarinë e tij, në Facebook.

Ai ka njoftuar se sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund.

“Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë”, shkroi Sveçla krah videos së postuar.

/TV Arbëria