Forca Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes një njoftimi publik thotë se po vazhdojnë të rriten dhe të zhvillohen me standardet më të larta profesionale.
FSK po ashtu njofton për stërvitjen e fundit që janë duke realizuar.
“Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), po vazhdon të jetë qendër e gravitetit për edukimin, stërvitjen dhe realizimin e kurseve me qellim të mbështetjes dhe rritjes se gatishmërisë luftarake në nivel Force.
Kurse këto të cilat do të jene qenësore në ndërtimin e Liderëve, krijimin e bazës për këmbësori si specializim ushtarak, mbështetjen e njësive në operacione përmes transportit, reaguesve të parë ne fushëbetejë, operatorëve dhe qitësve në distanca të largëta”, theksohet në komunikatë.
/TV Arbëria