Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Eskalon situata gjatë debatit të analistit Gashi dhe ish të burgosurit, Afrim Caka

Eskalon situata gjatë debatit të analistit Gashi dhe ish të burgosurit, Afrim Caka

Analisti Astrit Gashi ka dal me sqarim për situatën e djeshme në emisionin ‘Debat Plus’ ku eskaloi debati mes tij dhe ish të burgosurit politik Afrim Caka.

Gashi tha se nuk e kap askënd për fyti, derisa shtoi se akuza e Cakës ishte e poshtër dhe e papranueshme.

“Krejt e dijnë që unë nuk e kapi për fyti askënd. E dijnë edhe që asnjë mililitër dhunë nuk lëviz nëpër gjakun tim. Akuza e tij ishte e poshtër. E papranueshme dhe e patejkalueshme. Reagimi ishte i duhur. Une nuk e kapi për fyti askënd, por as mendimin e as veprimin tim s’mund të ma kap për fyti askush“, deklaroi ai.
Tutje, Gashi kërkoi falje për gjuhën e përdorur, teksa tha se reagimi i tij ishte konform shpifjes.
“Unë refuzoj të nënshtrohem, refuzoj të pajtohem me të keqen! Megjithatë, gjuha ime nuk ishte e duhura ndaj të moshuarit. Kërkoj ndjesë për këtë. Ndonëse reagimi im ishte njerëzor dhe konform shpifjes, unë nuk jam gjuha që e kam përdorur“, u shpreh Gashi.
Ai tha se nuk ndihet i kërcënuar.
“Kurrë mos harroni se një akuzë çfarë më është bërë është thirrje për vrasje! Nuk ndihem i kërcënuar, sepse shoqëria kosovare më njeh dhe di të bëjë dallimin! Vetes dhe atyre ja u kam borxh këtë sqarim“, ka shkruar Gashi në Facebook.
Ndryshe, mbrëmë diskutimi rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe bëri që të eskalojë debati ndërmjet analistit Astrit Gashi dhe ish të burgosurit politik Afrim Caka.

Gashi theksoi se nuk është fans e as ithtar i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Hiq s’jam, hiq”, tha Gashi.

E pas kësaj, reagoi ish i burgosuri Caka, i cili i tha se fjalët i ka nga Serbia. “Na po të ndjekim çdo ditë në televizion”, u shpreh Caka.

“Çka jam i Serbisë unë, a e din çka është me më thanë i Serbisë”…”, ia kthente Gashi.

Kjo bëri që situata të eskalojë, gjersa Cakës iu kërkua që ta lëshojë studion.

/TV Arbëria