Një person është plagosur me armë zjarri sot në lokalin “Pasarel” në lagjen Dardania në Prishtinë.
Sipas disa burimeve mësohet se personi që u plagos është Dëfrim Kuçi.
Nga QKUK kanë thënë se i plagosuri është në gjendje të rëndë. Nërsa, i dyshuari është Flamur Berisha.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e cila njoftoi se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Ndërsa, i dyshuari është identifikuar.
/TV Arbëria