Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Digjet një banesë në Fushë Kosovë, ka të lënduar

Digjet një banesë në Fushë Kosovë, ka të lënduar

Katër persona, dy nga ta zyrtarë policorë janë lënduar pasi një banesë në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se një objekt (banesë) në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor). Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

/TV Arbëria