Sot është plagosur një person me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka thënë se e ka pranuar personin e plagosur dhe se gjendja e tij është e rëndë.
“E kemi pranuar një të plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij është e rëndë”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e forenzikës dhe perimetri i sigurisë është rritur.
/TV Arbëria