Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Protestojnë kardiologët kërkojnë shkarkimin e drejtorit

Protestojnë kardiologët kërkojnë shkarkimin e drejtorit

Rreth 20 kardiologë protestuan sot me kërkesën për shkarkimin e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi, dhe shefit të Njësisë Koronare, Artan Ahmeti.

Udhëheqësja e këshillit organizativ për këtë protestë, Aurora Bakalli, tha se kërkojnë shkarkimin e drejtorit të kësaj klinike “për shkak të paaftësisë menaxheriale, nxitjes së konflikteve ndër-kolegiale, ikjes nga përgjegjësia profesionale dhe mungesës së transparencës”.

Gjithashtu tha se e kërkojnë shkarkimin e kardiologut, Artan Ahmeti.

Sipas saj, ka diskriminim edhe ndaj pacientëve në listën e pritjes për ekzaminime, dhe “drejtori Kamberi është përgjegjës për mos furnizimin me material bazik të klinikës si dhe paaftësisë me pajisje të aparaturave të domosdoshme”.

Ajo tha nëse nuk realizohen kërkesat e tyre do të vazhdojnë me hapa të tjerë, duke përmendur edhe grevën. /KP/

/TV Arbëria

Powered by WordPress