Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Përfundon operacioni i Policisë në tri komunat në veri

Përfundon operacioni i Policisë në tri komunat në veri

Ka përfunduar operacioni i Policisë së Kosovës në pesë lokacione në tri komunat në veri të vendit, në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot kanë zhvilluar kontrolle në pesë lokacione në tri komunat në veri të vendit, operacion ky që lidhet me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në njoftimin për media thuhet se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Policia e Kosovës kanë kontrolluar përreth garazhet dhe objektet, ndërkaq i ka larguar disa vetura me regjistrim të Beogradit dhe një tjetër pa tabela.

/TV Arbëria