Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ndalohen katër persona në Leposaviq

Ndalohen katër persona në Leposaviq

Katër persona (1 serb dhe tre shtetas nga Kosova) janë ndaluar nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet janë të ndryshme dhe kanë ndodhur të mërkurën në fshatin Bistricë, në Leposaviq.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 14:20. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitës mashkull nga Kosova nën dyshimin se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Bitricë, Leposaviq. 28.09.2023 – 17:40. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë me vozitësin mashkull nga Kosova dhe pasagjerin mashkull nga Kosova nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

/TV Arbëria