Blog Post

Arbëria TV > Featured > Përfshihet nga zjarri një lokal në QKUK

Përfshihet nga zjarri një lokal në QKUK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot  rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë, një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, bëri të ditur se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.

/TV Arbëria