Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.
Duke iu drejtuar Veton Surroit: Ta krahasosh Kosovën me Serbinë është mëse e padrejtë, Veton.
Meqë ky i fundit paska thënë se: Serbia është përgjegjëse për sulmet terroriste në Kosovë dhe Kosova është përgjegjëse për sulme terroriste në Maqedoni.
“Nëse dy gabime nuk e bëjnë një të drejtë” siç pohon Veton Surroi, i punësuar familjarisht në qeverinë e Albin Kurtit, në një reagim ndaj sulmit terrorist nga Serbia në territorin e Kosovës, gabim i tij i tretë qëndron në faktin kur e krahason këtë sulm me atë të një grupi të armatosur të shqiptarëve në qytetin e Kumanovës në vitin 2015. Dhe ky gabim është super i padrejtë. Dhe në dëm të pozicionit shtetëror”, tha Kasolli.
/TV Arbëria