Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Familjarët publikojnë foton e 19 vjeçarit që u ther me thikë në Serbi

Familjarët publikojnë foton e 19 vjeçarit që u ther me thikë në Serbi

Në media sot është raportuar se një 19-vjeçar nga Kosova nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika gjatë mbrëmjes së djeshme në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, më saktësisht në fshatin Batrovc. Bëhet fjalë për Shqipron Muçiqin. 

Për vdekjen e tij kanë njoftuar nga familja, derisa kanë shtuar se ende nuk i kanë të qarta rrethanat e vdekjes.

Ndërkohë familjarja e tij, Valmire Muçiqi ka thënë se për detajet e vorrimit do t’i shpalosin me kohë.

/TV Arbëria