Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kuvendi e miraton rezolutën që dënon ashpër sulmin terrorist në veri

Kuvendi e miraton rezolutën që dënon ashpër sulmin terrorist në veri

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar me 97 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Rezolutën që dënon ashpër sulmin terrorist të grupeve kriminale mbi Policinë e Kosovës, i cili ka ndodhur të dielën.

Në këtë Rezolutë të punuar nga Grupet Parlamentare, kërkohet nga faktori ndërkombëtar që të ushtrojë ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me mbështetjen që i ka bërë këtij grupit terrorist, nga sulmet e të cilit ka vdekur një polici i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.

Dokument që është propozuar nga të gjitha grupet parlamentare ka 7 nene, ku iu jepet mbështetja institucioneve të Kosovës për ngjarjet në veri.

“Dënon me termat më të ashpër sulmin terrorist të grupeve kriminale të Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar e Serbinë me rolin e saj në raport me nxitjen, shtytjen, ndihmën dhe mbështetjen e e çdo llojshmëri që i ka bërë grupit terrorist ne Veri të Republikës së Kosovës”, thuhet në pikan e parë të draft-rezolutës.

Në nenin dy, dokumenti vlerëson punën, angazhimin dhe rezultatet e jashtëzakonshme të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe të institucioneve partnere ndërkombëtare të sigurisë në aksionin e të dielës.

“Ofron mbështetjen e plotë dhe të parezervë për Policinë e Kosovës për të vazhduar punën në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në piken e tretë të dokumentit.

“4.Kërkon edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të vazhdoj punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve pa dallim që jetojnë në Republikën e Kosovës;

5.Inkurajon dhe mbështet pluralizimin politik edhe më të madh në radhët e komuniteteve joshumicë, me theks të veçantë te komuniteti serb në Kosovë, zhvillimi i të cilit mundëson progresin demokratik dhe rrit transparencën e llogaridhënien para këtij komuniteti dhe jetëson promovimin e interesave reale të tij në Republikën e Kosovës”, është thënë në dokument.

Më pas, Rezoluta kërkon që Qeveria të bashkëpunojë me aleatët perëndimor.

6. Kërkon edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të bashkëpunoj me aleatët ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës për të fuqizuar Shtetin e së Drejtës dhe vlerat e përmbashkëta euro-atlantike duke punuar edhe më tutje në krijimin e fqinjësisë dhe bashkëpunimit të mirë me vendet e rajonit;

7. Konfirmon besimin se pas plotësimit të kushteve përkatëse dhe mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht rolit kyç të SHBA-ve, Republika e Kosovës do të vazhdoj të ndjek rrugën për zhvillimin dhe përfundimin e dialogut me Republikën e Serbisë me qëllim arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme ndërmjet dy shteteve”, thuhet në dokument.

/TV Arbëria

Powered by WordPress