Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se vite më parë kanë kryer veprën penale “shpërlarje të parave”.
Policia njofton se rasti kishte ndodhur më 1 qershor 2019, ndërkaq të dyshuarit një mashkull dhe një femër janë arrestuar ditën e djeshme.
“Më 27.09.2023 janë arrestuar një mashkull dhe një femër nga Kosova, nën dyshimin se vite më parë kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, ka njoftuar policia.
/TV Arbëria