Banorët ilirë të Trakisë, pesë mijë vjet para erës sonë sonë e prodhuan kripën në brigjet e Detit të Zi dhe e furnizuan gjithë rajonin dhe Evropën.
(Pa mëdyshje se banorët më të hershëm të këtij rajoni kanë qenë shqiptarët e lashtë (ilirët e Trakisë), sepse në këtë rajon deri kah fundi i shekullit XIX të gjith vendbanimet e lashta ku janë ku janë zbuluar mbetjet e “qytetit të kripës” kanë qenë të banuara kryesisht me shqiptarë, ndërsa kështjellat, varrezat, monumentet dhe objektet fetare, nga lashtësia më e hershme ende mbajnë gjurmët e banorëve autoktonë, shqiptarëve të lashtë, ilirëve të Trakisë).
Arkeologët bullgarë kanë gjetur atë që ata besojnë se është qyteti më i vjetër në Evropë, një qendër e prodhimit të kripës të quajtur Solnica* (Solnitsa) pranë qytetit modern Provadia në Bullgari.
Sipas studiuesve qyteti 6- mijëvjeçar kishte 350 njerëz, me gjasë edhe më shumë, e si duket ka qenë i pasur meqë furnizonte me kripë pjesën më të madhe të Gadishullit Ilirik, Ballkanit të sotëm dhe Evropës.
Siç e njeh historiografia e derisotme evropiane qyteti ishte funksional më shumë se 1000 vjet para fillimit të qytetërimit grek.
Mbetjet e Solnicës janë datuar me karbon se janë të lashta nga periudha mes viteve 4.700 deri në 4.200 para erës sonë, por sipas arkeologut Vasil Nikollov nga Instituti Kombëtar i Arkeologjisë i Bullgarisë prodhimi i kripës në vend filloi që në vitin 5400 p.e.s.
Vendi ka burime që përmbajnë nivele të larta kripe, rreth 160 deri në 190 gram kripë për litër. Banorët përdornin enë qeramike të lëmuara përafërsisht me diametër rreth 16-18 inç për të zier ujin e kripur në ambiente të posaçme, duke avulluar ujin dhe duke lënë pas një bllok kripe të gatshëm për tregtim me ushqime dhe mallra të tjera. Një koleksion prej më shumë se 3000 objektesh ari të zbuluara në një varrezë afër qytetit të sotëm Varna (njëri nga emrat më të lashtë të këtij qytet ka qenë Odesa) mund të ketë përfaqësuar një pjesë të pasurisë së fituar nga tregtia me kripë, e cila ishte një përbërës i domosdoshëm i dietës së të gjithëve, si të njerëzve ashtu edhe të kafshëve.
/TV Arbëria