Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sveçla publikon një dokument në lidhje me grupin terrorist

Sveçla publikon një dokument në lidhje me grupin terrorist

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar dëshmi të reja, të cilat sipas tij dëshmojnë për lidhjen e grupit terrorist me Serbinë që la të vdekur policin e Kosovës, Afrim Bunjaku. 

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

“Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit”, ka deklaruar Sveçla.

“Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”.

/TV Arbëria