Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lirohet për qarkullim rruga në Banjskë

Lirohet për qarkullim rruga në Banjskë

Policia e Kosovës duke e konsideruar të qetë situatën në fshatin Banjskë të Zveçanit ka marrë vendim që të lirohet rruga për qarkullim, me ç’rast edhe mediat kanë mundur të hyjnë në fshat.

Të dielën e 24 shtatorit, në një sulm të armatosur nga një grup i terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit është vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Dhjetëra sulmues të armatosur e të uniformuar serbë ishin strehuar në fshatin Banjskë, konkretisht në manastirin që ndodhet në këtë fshat.

Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë.  Në këtë aksion Policia e Kosovës ka konfiskuar një arsenal të madh armësh, përfshirë edhe autoblinda.

/TV Arbëria