Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lirohen katër të dyshuar për rastin në veri

Lirohen katër të dyshuar për rastin në veri

Katër persona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, janë liruar për shkak të mungesës së provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga zyra e informimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Ju njoftojmë se katër (4) persona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria