Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar vendim që të ndajë 6 milionë euro shtesë për projektin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po vazhdon punimet me intensitet të lartë në këtë rrugë.
“Ministria përgjegjëse për Infrastrukturë është angazhuar që punimet të vazhdojnë me intensitet të lartë, andaj duke e konsideruar dinamikën aktuale të punimeve sjellim para jush për aprovim ndarjen e mjeteve shtesë për këtë rrugë”, ka theksuar Kurti.
/TV Arbëria