Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka bërë të ditur se do të ndajë mjete për mbështetje të familjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në krye të detyrës të dielën në veri.
Kjo është pika e dytë e rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Qeveria do të ndajë mjete edhe “për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio- ekonomik të krizës energjetike”.
Qeveria do të ndajë mjete edhe për kompensimin e dëmeve nga vërshimet në janar të këtij viti ku në disa komuna u shkaktuan dëme.
/TV Arbëria