Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gruas nga Kosova ia djegin veturën me targa të Serbisë në Leposaviq

Gruas nga Kosova ia djegin veturën me targa të Serbisë në Leposaviq

Është djegur një veturë me targa të Serbisë nga dy persona të panjohur në Leposaviq. Lajmin në polici e ka lajmëruar një grua nga Kosova.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Leposaviq, 26.09.2023 – 00:00. Ankuesja femër nga Kosova ka raportuar, se dy persona të panjohur  i kanë djegur veturën (me targa të Serbisë) të cilën e kishte të parkuar para shtëpisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria