Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sot vendoset se si të procedohet pas përfundimit të aksionit në Banjskë

Sot vendoset se si të procedohet pas përfundimit të aksionit në Banjskë

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se sot paradite do të vendoset se si të procedohet tutje pas përfundimit të aksionit të bastisjes në Banjskë.

Ndryshe të dielën, si pasojë e një sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku si dhe dy të tjerë u plagosën.

Nga aksioni i policisë në Banjskë të Zveçanit deri më tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar.

Gjatë bastisjes, Policia e Kosovës ka konfiskuar arsenal armësh dhe mjetesh të ndryshme, të cilat u prezantuan edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha. Gjithashtu ka Arrestuar të dyshuar për sulmin terrorist të së dilës.

Gjykata Themelore në Prishtinë dje ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dy të dyshuarit për sulmin në Banjskë.

/TV Arbëria